Merkel dhe Hollonde takohen sot në Berlin për krizën e klandestinëve

488
Kriza e klandestinëve që është shndërruar në një problem madhor për Europën, do jetë sot në qendër të një takimi urgjent në Berlin mes kancelares Gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Hollonde.
Minsitri i jashtëm francez Laurent Fabius tha në prag të takimit se krerët e BE-së do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të bazuar tek solidariteti dhe vendosmëria. Sipas tij solidariteti nënkupton që cdo shtet i BE-së duhet të marrë përgjegjësitë e tij pasi asnjë vend anëtar nuk mund të përballojë I vetëm krizën.
Diplomati francez tha se BE duhet të ndihmojë më shumë qeveritë e atyre shteteve që po përballojnë fluksin më të lartë. Por nga ana tjetër ai u shpreh se duhet vepruar me vendosmëri dhe shumë shpejt për të ndaluar trafikantët që po përfitojnë nga kriza e klandestinëve.
Minsitri francez nënvizoi se duhet bërë edhe një ndarje mes vetë klandestinëve: në grupin që meritojnë azil dhe grupin e atyre që nuk klasifikohen si azilantë. Gjermania është prekur më shumë nga kriza e klandestinëve dhe deri në fund të vitit pritet që 800 mijë azilkërkues të mbërrijnë në këtë shtet.
Nisur rnga kjo situatë, minsitri i brendshëm gjerman paralajmëroi se Shengeni po rrezikohet, pasi sipas tij shumë shtete nuk po respektojnë parimet e marrëveshjes. Me këtë deklaratë ai paraljmëroi edhe vendet e ballkanit, nisur nga fakti se 1/3 e azilkërkuesve janë nga ky rajon.
Sigal