Merkel dhe Hollande “ultimatum” Greqisë nëse do të shmangë falimentimin

436
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës kanë paralajmëruar Greqinë se duhet të arrijë marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë në bisedimet e 27 qershorit, nëse do që të shmangë falimentimin dhe daljen e mundshme nga Eurozona.
Angela Merkel dhe Francois Hollande kanë shprehur qëndrimin e trye pasi edhe një takim i ministrave të Financave të Eurozonës ka përfunduar të enjten pa marrëveshje.
Greqia përballet me falimentim nëse nuk arrin t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 1.6 miliard eurosh, deri të martën.
Kreditorët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk do t’i zhbllokojnë fondet e ndihmës për Greqinë, derisa kjo e fundit të mos bie dakord për reforma. Takimi i së shtunës është vendimtar, kanë thënë Merkel dhe Hollande.
Sigal