Merkel: Bashkimi Evropian duhet të sigurojë kufijtë e jashtëm

440
Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian duhet të përgatiten për të dërguar staf të sigurisë në kufijtë e jashtëm të bllokut, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Merkel i ka bërë këto komente përpara një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel.
Samiti ka për qëllim të sigurojë pajtimin e Turqisë për një plan për ndalimin e fluksit të migrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë. Afro 600,000 migrantë kanë arritur në BE përmes detit, këtë vit.
Sigal