Mëngjes horror në Romë, policia gjen një kufomë në stadium

672
Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:30, në brendësi të stadiumit “Flaminio”, është gjetur një kufomë. Policia e gjeti trupin gjatë një kontrolli të programuar brenda strukturës në fjalë. Teksa shkaqet e vdekjes së personit janë ende të panjohura nga autoritetet, forcat e rendit kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe shkaqet.
Për momentin bëhet e ditur se trupi i përket një 40-vjeçari nga Sri Lanka, i cili ka hyrë rregullisht në Itali, por prej disa javësh nuk kishte leje qëndrimi.
Duhet thënë se lagja e stadiumit “Flaminio” dhe vetë impianti prej kohësh janë të lëna pas dorë nga Bashkia e Romës, ndaj edhe në vitet e fundit ka një mbipopullim të zonës me të pastrehë dhe emigrantë të shumtë, të cilët gjejnë strehim pikërisht në atë pjesë të kryeqytetit italian.
Stadiumi “Flaminio” është ndërtuar në fund të viteve ’50 dhe është përdorur jo vetëm për ndeshje futbolli, por edhe për sporte të tjera apo koncerte të artistëve të ndryshëm.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/mengjes-horror-ne-rome-policia-gjen-nje-kufome-ne-stadium/
Sigal