Meksikë, shpërthim i fuqishëm në një kafene, 8 persona të plagosur

487
Tetë persona u plagosën sot në Mexico City, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një kafene. Kryetari i komunës, Miguel Angel Manser, bëri të ditur se bëhet fjalë për shpërthimin e një bombole gazi në një kafene.
Sigal

Ky incident shkaktoi panik tek qytetarët dhe autoritetet, pasi në vend ekziston frika për sulme, pas arrestimit të bosit të drogës Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, i cili ishte arratisur nga burgu gjashtë muaj më parë.