Meksikë, kartelet e drogës vrasin nëntë persona, mes tyre gjashtë fëmijë

412
Sigal

Tre gra amerikane dhe gjashtë fëmijë nga një familje që jetojnë në shtetin kufitar meksikan të Sonora janë vrarë në një sulm me të shtëna të hënën.

Shtatëmbëdhjetë anëtarë nga dy familjet LeBaron dhe Langford po shkonin në një martesë.

Rhonita Maria LeBaron vdiq së bashku me bebet e saj binjake 6-muajshe, Titus dhe Tiana, dhe dy fëmijët e saj Krystal, 10, dhe Howard, 12 vjeç, kur armët e kartelit të drogës hapën zjarr mbi furgonin e tyre, duke goditur rezervuarin e gazit dhe duke shkaktuar shpërthim të fuqishëm.

Christina Langford Johnson, 31 vjeç, Dawna Ray Langford, 43 vjeç, dhe dy nga fëmijët e Daëna, Trevor, 11, dhe Rogan, 3, humbën jetën.

Foshnja shtatë muajshe e Kristinës, u gjet e gjallë në dysheme dhe shtatë fëmijët e Dawna u arratisën.

(Rhonita Maria LeBaron)

(Christina Langford Johnson)


(Familja LeBaron, ku humben jetën 5 persona)