Meksikë/ Adoleshenti qëllon mësuesin dhe dy nxënës

472
Një adoleshent ka qëlluar një mësues dhe dy nxënës, në një moment “çmendurie” siç raportojnë mediet mbi ngjarjen e ndodhur në Monterrey të Meksikës.
Agresori thuhet të jetë një nxënës 12-vjeçar. Viktimat e këtij tërbimi nga nxënësi i armatosur thuhet të jenë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Kolegjin amerikan të Verilindjes (ACN) në Monterrey, Nuevo Leon.
Manuel Florentino Gonzales, sekretar i qeverisë lokale të Nuevo Leon, deklaroi se i mituri Federico Guevara, 12 vjeç, hyri në shkollë me një pistoletë të kalibrit 22 mm, e qëlloi pa dallim ndaj nxënësve të tjerë. Ndërsa zëdhënësi i sigurisë së Nuevo Leonit konfirmoi se edhe agresori është plagosur.
Shërbimet e emergjencës dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që edhe prindërit e nxënësve të këtij kolegji janë mbledhur jashtë ambienteve të tij
Sigal