Meksika nis hetimin për zhdukjen e tre italianëve

625
Autoritetet meksikane po hetojnë zhdukjen e tre shtetasve italianë në shtetin perëndimor të Jaliscos. Vicenzo Cimmino, Raffaele Russo dhe Antonio Russo, të gjithë nga Napoli, u panë për herë të fundit në bashkinë Tecalitlán më 31 janar.
Tre italianët e zhdukur


Sipas raportimeve, tre italianët u zhdukën pasi u ndaluan nga forcat e policisë vendase në një pikë karburanti. Diplomatët italianë gjithashtu po ndihmojnë për hetimin e nisur nga autoritetet e Meksikës.
Fundjavën e kaluar, familjarët dhe miqtë e tre italianëve marshuan në rrugët e Napolit duke kërkuar përgjigje nga qeveria e Meksikës në lidhje me zhdukjen e tyre që në fund të muajit janar te këtij viti.
2017 ishte viti më i dhunshëm në Meksikë, me më shumë se 25,000 vrasje. Sipas zyrtarëve, rreth dy të tretat e vrasjeve të vitit të kaluar ishin si pasojë e krimit të organizuar dhe luftës mes karteleve të drogës.
Sigal