Meimarakis njofton kandidaturën për presidencën e partisë Demokracia e Re, në Greqi

536
Vangjelis Meimaraki, president i përkohshëm i partisë së djathtë Demokracia e Re, partia kryesore e opozitës në Greqi, njoftoi sot kandidaturën për presidencën e kësaj partie në një konferencë shtypi. Emëruar në krye të partisë më 6 korrik, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, ish-kryeministrit, Antonis Samaras, Vangjelis Meimarakis, 61 vjeç, drejtoi partinë Demokracia e Re gjatë periudhës së zgjedhjeve legjislative të 20 shtatorit.

Pavarësisht humbjes me një distancë prej 7,5 për qind të votave përballë Aleksis Cipras, kryeministër dhe drejtues i së majtës Syriza, Vangjelis Meimarakis ka arritur të riforcojë partinë e tij. Partia e djathtë kishte humbur terren këto vitet e fundit për shkak të masave shtrënguese të miratuara nga ish-qeveria e koalicionit të djathtë me socialistët në qershor 2012 dhe janar 2015, në mesin e krizës greke. “Me eksperiencën e djeshme dhe duke qenë koshient për nevojat e sotme, ne mund të ndërtojmë ND-në e së nesërmes”, nënvizoi Meimarakis. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në vitet 2006-2009 dhe president i Parlamentit qershor 2012-shkurt 2015.
Sigal