Meghan Markle, misteri i tre unazave në gishta

649
Në daljen e parë zyrtare pas festave të Krishtlindjes princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar në Brixton. Gjithmonë e qeshur, ish artistja është shfaqur me tre unaza të cilat nuk mund ta kalonin pa rënë në sy. Sipas asaj që shpjegojnë ekspertët vendosja e unazave në ato gishta tregon ‘kokëfortësi ose nevojë për të pasur kontroll të jetës publike’.
Me flokë të mbledhur, e qeshur dhe e veshur me të zeza poshtë palltos, kështu është prezantuar Meghan Markle në krah të bashkëshortit të saj të ardhshëm, në Brixton, përpara turmës së njerëzve, të cilët mezi prisnin të shihnin nga afër nusen e ardhshme të princit. Ish artistja që në 19 maj do të bëhet nusja e Harry, është shfaqur elegante dhe me tre unaza në gishtat e dorës së djathtë, që kanë disa shpjegime, por ekspertët mendojnë se kjo gjë nuk është e qëllimshme.
Kështu unazat e vendosur në gishta nënkuptojnë motivim, kontroll, agresivitet.
Ndërsa në dorën e majtë ‘mbretëron’ një unazë e vetme, ajo e fejesës. Teksa të gjithë janë të fokusuar tek pamja e Markle, Kesington Palace njofton se artistja nuk do të jetë më në rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twiter ‘që nuk i përdorte prej kohësh’, duke shtuar ndër të tjera që Markle ‘është mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndjekur në këto vite’.
Artistja e ‘Suits’ në dhjetor të 2017 kishte pothuajse dy milion ndjekës në Instagram, 350 mijë në Twitter dhe 800 mijë ‘like’ në facebook.


Sigal