Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të thyejnë traditën disavjeçare të familjes mbretërore, duke mos u bërë pjesë e festimeve të Krishtlindjes në Sandringham.
Kjo është Krishtlindja e parë e djalit të tyre 6-muajsh, Archie, ndaj Meghan dhe Harry mendohet se mund të qëndrojnë në shtëpi në Windsor ose mund të udhëtojnë për të festuar me nënën e 38-vjeçares, Doria Ragland.
Biografi i familjes mbretërore, Ingrid Seward u shpreh se “është e trishtueshme që Princi dhe Meghan nuk duan t’i bashkohen familjes.
Mbretëresha mund të jetë pak e lënduar, por ajo është shumë e hijshme për ta lënë të kuptohet kjo”.
Harry gjithmonë i ka kaluar Krishtlindjet në shtëpinë e Mbretëreshës në Norfolk, përveçse në vitin 2012 kur ishte në Afganistan.
Ndërkohë, pas fejesës në vitin 2017, që kur Meghan u bë anëtare e Familjes Mbretërore, edhe ajo është bashkuar me Harry për festimet në Sandringham Estate.