Medvegjasit tentojnë të kalojnë kufirin me dhunë, bllokohen nga policia serbe

520
Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Mutivodë, situata është tensionuar.
Qytetarët medvegjas që nuk po lejohen që të kalojnë andej kufirit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë janë përplasur me policinë duke tentuar ta kalojnë kufirin me dhunë.
Ata janë ndaluar nga Policia dhe janë kthyer sërish prapa.
Në komunën e Medvegjës, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ndërsa mediat atje raportojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë ndërsa po votohet me rend./telegrafi/
Sigal