Mediat zbulojnë kërkesat që ka Putin për presidentin Trump

70
Pas marrjes së detyrës së Donald Trump në media ka nisur të shkruhet se cilat do të jenë kërkesat e Moskës drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Stephen Blank, në një analizë të botuar në Newsweek, rendit disa nga kërkesat e Vladimir Putin.
“Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin nuk e ka fshehur atë që dëshiron prej Trump. Ajo kërkon ti japë fund sanksioneve, kërkon njohjen e Krimesë si pjesë e Rusisë, demilitarizimit e NATO-s në rajonin e Balltikut dhe Detit të Zi, ndërprerjen e mbrojtjes raketore SHBA-së, njohjen e qeverisë së Bashar al-Assad në Siri si dhe njohjen formale të barazisë Rusisë me SH.B.A. Njohja formale e asaj që Moska e quan “multipolariteti” do të përjashtojë promovimin perëndimor të demokracisë ose avokimin për të drejtat e njeriut në Rusi apo sferën e saj të influencës”, shkruan Blank.
Në të vërtetë, vendosja e Putinizmit- korrupsioni e institucione publike dhe private për të mirën e një klike të vogël në pushtet që qeveris pa përgjegjësi- është një kusht kryesor për mbijetesën e regjimit në shtëpi, siç e quan Blank qeverinë e Moskës.
Prandaj, Moska vazhdon të bëjë presion mbi Uashingtonin dhe Evropën. Moska ka nisur një grusht shteti në Malin e Zi duke përdorur ekstremistët serbë si përfaqësues të saj; ka intensifikuar informacionet e saj të luftës në Gjermani dhe SHBA si dhe ka përshpejtuar ndërtimin e bazave ushtarake për të vënë nën presion NATO-n, duke përfshirë këtu edhe kërcënimet bërthamore.