Mediat serbe: Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës mund të arrestojnë zyrtarin serb

510
Forca të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU janë nisur drejt veriut të Kosovës me qëllim të arrestojnë zyrtarin Marko Djuric, shkruajnë sot mediat serbe.
Autoritetet e Kosovës i refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit Ministrit të Brendshëm Serb, Nikola Selakovic dhe shefit të zyrës për Kosovës, Marko Djuric.
Ata planifikonin të shkonin drejt Mitrovicës të hënën, ku sipas mediave serbe planifikonin të merrnin pjesë në diskutimet në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën.
Të premten, Marko Djuric kishte thënë se “shqiptarët nuk mund të më ndalin të vizitoj popullin tim”.

Raportohet se mëngjesin e sotëm një numër i madh i forcave të Njësisë Speciale të Kosovës është nisur drejt Veriut të Kosovës. Në një video shihet një pjesë e rrugës me makinat e Njësisë Speciale.

Sigal