Mediat: Qeveria e Kosovës bashkëpunon me Erdogan, arreston drejtorët e shkollave turke

712
Pesë shtetas turq, banorë të Kosovës, janë arrestuar ngapolicia të enjten në mëngjes.

Gazeta Express ka mësuar se të arrestuarit janë drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gulen, kundërshtarit të Presidentit Erdogan.
Arrestimet, në mëngjesin e sotëm, ndodhën në dy rajone, në atë të Prishtinës dhe Gjakovës.

Të arrestuarit janë dërguar për në polici kufitare, ndersa pritet vendim për dëbimin e tyre në Turqi.
Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë drejtuesve të shkollës “Mehmet Akif”, dhe ka bërë të ditur se aktualisht po mbahen në divizionin për të huaj, derisa të përfundojnë procedurat e deportimit.
“Të arrestuarit janë zyrtarë turq, apo mbështetës të Gylenit, ose gylenistë siç quhen ndryshe. Të gjithë janë zyrtarë të kolegjit ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë burime nga ana e policisë.
Sigal