Mediat italiane – Shërbimet e Inteligjencës italiane japin alarmin: Shqipëria fronti i ri i ISIS

572
Sigal

Mediat italiane kanë
përcjellë sot alarmin e Shërbimeve të Inteligjencës italiane mbi një rrezik
terrorizmi nga Shqipëria.

Inteligjenca italiane
konsideron Shqipërinë si një vend ku po shtohet numri i personave të
radikalizuar islamistë që mund të influencojnë duke vënë në rrezik rajonin më
të afërt italian me Shqipërinë sic është rajoni i Puglias.

E përditshmja “La
Repubblica” në artikullin e publikuar sot me titull “Terrorizmi, flamujtë e
ISIS në fshatrat shqiptare, “Shqipëria, një fuçi baruti për Puglian”, duke iu
referuar Departamentit të Antiterrorizmit të Barit, jep informacionin se
shqiptarë të radikalizuar në vendin e tyre kanë jetuar e jetojnë në rajonin e
Puglias.

“Djemtë nga fshatrat e
Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet shkruan
“La Repubblica”. Më i rrezikshmi nga ata  qe Almir Daci, me origjinë nga
Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir
Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.”

Sipas inteligjencës
italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga
këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili
kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më
parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe
vdekjen.

Nga zonat jug-lindore të
Shqipërisë vijnë dhe mjaft eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në
provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

“Një faktor ky, që sipas
inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund
të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste.

Preokupimi i
inteligjencës italiane, siç referojnë mediat italiane, shfaqet kryesisht në
zonat e Salentos e në përgjithësi në rajonin e Puglias, ku jetojnë mjaft
familje shqiptare me perjardhje nga qytezat e konsideruar të radikalizuar në
territorin shqiptar.