Mediat: Haradinajt i kthehet pasaporta, pritet të vijë në Kosovë

434
Sigal

Mediat në Kosovë raportojnë se Ramush Haradinaj po udhëton për në gjykatën e Kranjit ku pritet të marrë pasaportën e konfiskuar të mërkurën nga autoritetet sllovene në aeroportin e Ljubljanës.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet të niset menjëherë për në Prishtinë pasi të marrë pasaportën.
Bashkë me të, në Kranj ka udhëtuar edhe Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.
Një ditë më parë, në një intervistë për një televizion slloven, Haradinaj ka sulmuar ashpër shtetin slloven, duke thënë se këto veprime tregojnë se autoritetet kanë nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe se ngjarja do të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve.