Mediat greke: Mbyllet marrëveshja për emrin e Maqedonisë, ja çfarë u vendos

510
Në një kohë kur ende nuk ka një informacion zyrtar mbi marrëveshjen për çështjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë, mediat greke tregojnë detaje.
Sipas tyre, pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’.
Kujtojmë se Metju Nimic, ndërmjetësi i OKB-së për emrin aktualisht ndodhet në Athinë. Po sipas këtyre burimeve, dy palët kanë rënë dakord për emrin e propozuar nga Nimic, ndonëse Shkupi dhe Athina kishin propozime të tjera për emrin. “Marrëveshja dypalëshe në mirëkuptim të plotë”, shkruajnë mediat greke.
Sigal