Mediat greke: Fjalimi i Kotzias do shkaktojë tërmet politik, detaje të pathëna edhe për bisedimet me Shqipërinë

584
Sigal

Dorëheqja e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias pas përplasjes me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos në një mbledhje qeverie ka shkaktuar reagime të shumta.

Mediat greke shkruajnë se dorëheqja e tij ka ndodhur në një moment kritik për çështjet kombëtare, duke aluduar marrëveshjen e Prespës por edhe bisedimet me Shqipërinë.

Sipas mediave greke Kotzias do të mbajë të hënën e javës së ardhshme një fjalim që do të trondisë skenën politike greke. Ai nuk do të kufizohet vetëm në marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë, por do të japë detaje të pathëna edhe për marrëveshjen ende të papërfunduar me Shqipërinë.

Ndërkohë për dorëheqjen e Kotzias ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ku deklaron se ministri grek ka kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Kotzias dha dorëheqjen i indinjuar nga kryeministri Cipras që e la zbuluar ndaj sulmeve të Panos Kammenos.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë Nikos Kotzias të hënën.