Mediat greke: Djali me fëmijë në krahë është shqiptari Klodi Lesi

499
Autoritetet greke vijojnë punën për kapjen e shqiptarit Klodi Lesi, i cili është arratisur bashkë me djalin e tij të vogël, pasi masakroi me thikë bashkëshorten e tij greke.
Ndërkohë, televizioni grek Ant1 ka publikuar një video të kamerave të sigurisë në rrugët e Athinës, ku shihet se si një burrë ecën duke mbajtur në krahë një fëmijë të vogël.
Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për shqiptarin Klodi Lesi. Pas videos së transmetuar në televizion janë ngritur postblloqe në pikat kyçe të zonës, që të çon në kufirin greko-shqiptar.
Ndërkohë, familjarët e tij në Shqipëri i kanë bërë thirrje që të dorëzohet.
Sigal