Mediat greke: 100.000 refugjatë në Greqi në ditët e ardhshme

494
Mediat greke, bazuar në njoftimet e rojes bregdetare, bëjnë të ditur sot se, në portin e Pireut priten sërish të vijnë 1000 refugjatë, ndërkohë që në kufirin greko-maqedonas presin më shumë se 8.000 vetë. Ushtria greke po punon me intensitet të lartë për ngritjen e kampeve të reja të pranimit të refugjatëve. Nëse Austria e arrin kufirin maksimal që ka vendosur atëherë kjo nënkupton mbyllje të itinerarit ballkanik dhe grumbullim masiv të refugjatëve në Greqi, prandaj ushtria po ngre 7 kampe të rinj për 20.000 vetë. Athina ndërkohë ka kërkuar 470 milionë euro ndihmë tek Bashkimi Europian për refugjatët. Qeveria greke llogarit me atë që mbyllja e kufirit me Maqedoninë do të bëjë që në ditët e ardhshme të rritet deri në 100.000 numri i refugjatëve në Greqi. Për të përballuar këtë sfidë të re, duhen rreth 8.200 policë dhe punonjës civilë grekë që të regjistrojnë dhe ofrojnë kujdesin e parë për refugjatët.
Sigal