Mediat gjermane: Nga e hëna nis depërtimi masiv i shqiptarëve

482
Në prestigjiozen gjermane, Frankfurter Rundschau, janë analizuar ndryshimet e fundit të ligjit për azil në Gjermani, duke theksuar se ata futen në fuqi prej këtë të Shtunë dhe jo prej 1 Nëntorit. “Nga informacionet që disponojmë, ndryshimet e ligjit për azil do fillojnë 8 ditë para prej 1 Nëntorit,” shkruan Frankfurter Runschau. Të gjitha ligjet e reja kanë marrë dritën jeshile nga Bundestagu dhe presidenti gjerman dhe zbatimi është vetëm formal. Kryesore te ndryshimet e reja është përshpjetimi i procedurave të (mos)njohjes së azilit dhe depërtimi i shpejtë i atyre që kanë emigruar për arsye ekonomike.
Sigal