Mediat e Beogradit tregojnë kohën kur do të hiqet Kosova nga Kushtetuta e Serbisë

600
Gazeta “Danas” ka publikuar një artikull rreth bisedimeve Kosovë-Serbi që do të zhvillohen sot në Bruksel ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Vuçiç. Kjo gazetë duke u thirrur në burime diplomatike thekson se Vuçiç ka afat për të prezantuar planin e tij për Kosovën deri në muajin qershor, ndërkohë që Serbia duhet ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj deri në muajin dhjetor të këtij viti ose më së largu deri në janar të vitit të ardhshëm
Thaçi dhe Vuçiç gjatë javës së fundit kanë qëndruar në SHBA por kanë hedhur poshtë takimet e përbashkëta.
“Edhe pse në bisedimet teknike nuk është arritur kurrfarë përparimi lidhur me AKS-në, është e mundur që Vuçiç e Thaçi të bien në ujdi që më në fund të formohet grupi punues që do të merret me të, sado që janë të pakta gjasat për këtë”, shkruan “Danas”.
Tashmë dihet se Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj. Ndërkohë që ajo duket se nuk do të detyrohet ta njohë Kosovën, si shtet të pavarur por do të ketë raport sipas modelit të dy Gjermanive – duke mos e penguar në arenën ndërkombëtare.
Sigal