Mediat britanike: Vrasësi shqiptar është këtu, punon normalisht në biznesin e tij!

599
Një vrasës shqiptar, të cilit iu refuzua qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar nuk është dëbuar dhe pothuajse një vit pasi çështja e tij doli në dritë, ai është ende në vendin ishullor.
Britanikja “The Sun”, shkruan se vrasësi Selami Çokaj punon në të njëjtin lavazh makinash që ai zotëron, 9 muaj pasi rasti i tij u publikua në të njëjtën media.
Çokaj shkruan gazeta, u ndalua të qëndronte në Britani në vitin 2009 pas zbulimit se ai i kishte ikur një urdhri dënimi me 20 vite burg në vendin e tij.
Ai u kthye sërish në të njëjtin vend në gusht të vitit 2015.
43-vjeçari fiton më shumë se 40,000 paund në vit nga biznesi i larjes së makinave në Oadby, Leicester, duke përdorur fitimet për të jetuar në një shtëpi të shkëputur aty pranë, në një rrugë të qetë.
Deputeti i Tory, Philip Davies tha: “Është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të deportohet menjëherë”.
Çokaj dhe familja e tij besohet se paguajnë 1 500 paund në muaj për qiranë e banesës si dhe kanë një makinë Vovlo me vlerë 52 mijë paund si dhe një makinë tjetër VW Beetle.
Kur u kontaktua nga gazeta, Çokaj tha: “Nuk kam asgjë për të thënë. Ikni”.
Zyra Kombëtare tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për Selami Çokajn dhe aktualisht po kërkojmë deportimin e tij.”
Sigal