Mediat austriake akuzojnë Ramën dhe Vuçiç

408
Mediat austriake i kanë kushtuar një shkrim Samitit të Vjenës, ku kanë akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe atë serb, Aleksandër Vuçiç, se kanë sulmuar komisionerin Johannes Hahn. “Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, dhe ai shqiptar, Edi Rama, përdorën podiumin në Vjenë për të sulmuar Komisionerin Hahn”, ka shkruar “Die Presse”. Në shkrim vihet re toni kritik për qëndrimin e mbajtur nga kryeministri i Serbisë dhe ai i Shqipërisë. Sipas “Die Presse”, dy kryeministrat ballkanikë kanë sulmuar komisionerin gjatë fjalimit që kanë mbajtur në samit. Portali vazhdon shkrimin duke cituar batutat e përdorura nga Rama dhe Vuçiç, që sipas “Die Presse” janë një sulm i qartë ndaj komisionerit Hahn.
Sigal