Media: “Daily” blen konkurrentet “Express” dhe “Daily Star”, ja me çfarë shifre

558
Botuesi i tabloidit të majtë britanik “Daily Mirror” njoftoi sot blerjen e disa titujve, përfshirë dhe të konkurrentit të tij të djathtë “Daily Express” për 126,7 milionë stërlina (143 milionë euro), në konsolidim të plotë të një sektori të përballur me uljen e shitjeve dhe të reklamave.
Dy gazetat, më të shiturat pas Luftës së Dytë Botërore, janë përballur me një rënie të vazhdueshme të shitjeve të tyre, shkruan ata.
Në dhjetor, 2017, “Daily Mirror” kishte një tirazh të përditshëm prej 580 000 kopje, një shifër në rënie prej 18,84 për qind në raport me muajin dhjetor 2016, ndërkohë që “Daily Express” ka regjistruar një rënie prej 6,82 për qind duke arritur në 364 000 kopje.
Sigal