“Me zor zgjohem në mëngjes”/Putin për herë të parë zbulon detaje nga jeta e tij private

465
Presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet si njëri nga liderët botërorë që më së paku flet për jetën e tij private, por ai më në fund duket se ka vendosur të shpalosë diçka nga jeta private. I pyetur nga gazetarët se çfarë i pëlqen më së shumti të ha, ai është përgjigjur, “Ushqimi im i preferuar është gjella tradicionale ruse”, transmeton Telegrafi.

“Më pëlqen gjella tradicionale ruse, por jo drithërat. Gjella ime e preferuar është ajo që bëhet me oriz”, ka shtuar i pari i Kremlinit.

Ai gjithashtu ka pranuar se e ka shumë problem të zgjohet herët në mëngjes, ndërsa në kohë të lirë i pëlqen të lexoj libra.

“Nuk zgjohem herët në mëngjes gjithmonë me zor zgjohem në mëngjes, por edhe kur zgjohem më pëlqen ta fillojë ditën me një filxhan me çaj ose me kafe”, ka shtuar për fund Putin.
Sigal