Më shumë se 10 mijë Babagjyshë “pushtuan” Madridin

408
Më shumë se 10 mijë Babagjyshë “pushtuan” Madridin mëngjesin e së shtunës. Rreth stadiumit “Santiago Bernabeu” të zinte syri vetëm njerëz me kostume të kuqe, në përpjekje për të thyer rekordin e vrapimit të Santa Klausëve në rrugët e kryeqytetit spanjoll.

Babagjyshët, që morën pjesë në vrapim ,ishin më shumë se dyfishi i vitit të kaluar dhe thyen rekordin e njerëzve të veshur si Santa Klaus në një garë të vetme. Në këtë garë ishin të pranishëm edhe rreth 1 000 fëmijë, të cilët garuan në kategorinë e elfëve. Çdo garues pagoi 12 euro për të qenë pjesë e aktivitetit dhe fitimet shkuan të gjitha për Fondacionin e Sklerozës së Shumëfishtë. 
Sigal