Sigal

Briliant dhe brutal: dritat dhe errësira e Steve Jobs, temperamentin e tij me punonjësit, e kemi treguar shumë herë. Por në aventurën e tij të përvuajtur njerëzore themeluesi i Apple ishte gjithashtu i vështirë edhe me të dashurit e tij dhe sidomos me vajzën e parë, Lisa, e njohur me vonesë, pasi e kishte mohuar me vite që ishte babai i saj.

Në “Small Fry”, një libër që do të publikohet brenda një muaji, Lisa ndjek kërkimin e saj të dëshpëruar për të rrëmbyer njëfarë butësie nga një baba i mërzitur, i shqetësuar dhe i dyshimtë.Ikona e gjallë e kohës sonë deri në vdekjen e tij të parakohshme (në vitin 2011 kur vdiq nga një tumor pankreatik), njeriu i cili me krijimet e tij teknologjike ndryshoi mënyrën e jetesës, vazhdon të studiohet në të gjitha pjesët e karakterit të tij.

Ajo që është interesante mbi të gjitha është enigma e pazgjidhur e një karakteri të njohur për sinqeritetin brutal të gjykimit të tij, i ashpër me të tjerët dhe gjithashtu me veten në shpalljen e të vërtetave të tij të pakëndshme, por që në të njëjtën kohë mund të mohojë provat, madje edhe për vite.Steve Jobs kishte braktisur dikur shtatzënë Chrisann Brennan, partneren e tij për pesë vjet, që nga shkolla e mesme për t’u martuar me Laurene Powell. Kur Chrisann lindi në një fermë, Steve nuk ishte atje, por ai mbërriti tri ditë më vonë. Ai mohoi të ishte babai, por zgjodhi emrin e Lisa së bashku me nënën e saj.

Chrisann për dy vjet ka punuar si pastruese dhe kameriere për të rritur vajzën e saj, ndërsa Steve ka refuzuar për ta ndihmuar në çdo mënyrë. Detyruar më pas nga gjykata t’i nënshtrohet një testi gjenetik që zbuloi atësinë e tij, Steve filloi të paguajë mirëmbajtjen. Edhe pas testit gjenetik, Steve vazhdoi të mohonte provat duke u quajtur steril. Vetëm kur Lisa ishte tetë vjeç, Jobs filloi ta trajtojë atë si një vajzë. Por gjithmonë me ftohtësi. Lisa kujton se, kur një herë i kërkoi një nga makinat e tij Porsche: ajo nuk mori vetëm një mohim, por edhe fjalët “mbaje mend, kurrë nuk do të kesh gjë nga unë”.