Me dylbi e shkop/ Putin zgjedh Siberinë për pushime, ngjashmëria me ish-ministrin shqiptar (Foto)

183

Fundjavën e fundit të gushtit Presidenti Putin e kaloi në rajonin e Tiva-së në jug të Siberisë Lindore. Kjo krahinë shtrihet në kufi me Mongolinë dhe shquhet për natyrën e saj të mrekullueshme me lumenj, pyje dhe male piktoreske.

Kremlini publikoi disa foto nga kjo vizite ku Putin shfaqet në mal i shkëputur nga punët zyrtare. Sezonet e kaluara të verës, presidenti rus Putin na ka treguar fizikun duke notuar dhe duke shijuar pushimet e verës, por kësaj here kreu i Kremlinit ka zgjedhur klimën malore përpara se t’i kthehet angazhimeve të shumta që e presin në Moskë.

Por ndërsa shikon fotot e presidentit rus, të vjen në mendje ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që këto kohë jashtë politikës po i kalon duke shijuar natyrën. Vetëm pak ditë më parë, Tahiri me një veshje ushtarake u shfaq në mal. Po ndryshe nga Putin, Tahiri mbante një shkop alpinizmi natyral ndërsa Putin një të posaçëm.