“Me dashuri nga Parisi” kundër Shtetit Islamik, ja predhat e SHBA

533
Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të bashkëpunojnë më shumë me njëra-tjetrën në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik pas sulmeve në Paris.
Sipas raportimeve nga Pentagoni, Sekretari i Mbrojtjes në SHBA Ashton Carter dhe homologu i tij Jean-Yves Le Drian pas një bisede telefonike, thanë se “do të merren masa konkrete për të fuqizuar bashkëpunimin e ngushtë”.
Madje vetëm 2 ditë pas sulmit, Franca nisi sulmet duke kryer 20 sulme ajrore në bastionin Raka në Siri.
Por ajo që vihet re është shënimi tek predhat: “From Paris With Love” (Me dashuri nga Parisi).
Përshëndetjet në predha janë traditë për historinë ushtarake amerikane. Që nga Lufta e Dytë Botërore, viheshin gjithnjë shënime të tilla përshëndetëse.
Sigal