Me bidon me naftë në katedralen e Nju Jorkut, arrestohet

419
Sigal

Zyrtarët e policisë në Shtetet Bashkuara kanë njoftuar se një burrë është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen Shën Patrik të Nju Jorkut duke mbajtur lëndë ndezëse me vehte.

Ata kanë thënë se roja është përballur me 37 vjeçarin, teksa ai ka hyrë në kishën që gjendet në Manhatën.

Ai është thënë të ketë hedhur naftë në tokë, mirëpo zyrtarët e kanë dërguar në mbajtje

Zëvendës-komisionari policor, John Miller ka thënë se incidenti i “dyshimtë” ka ndodhur vetëm dy ditë pas zjarrit që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.

Kur është përballur me policinë jashtë katedrales, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve se makina e tij ka mbetur pa naftë dhe kishte vendosur të kalojë përmes katedrales për ta siguruar atë në rrugë më të shkurtër.

Mirëpo kur policia ka kontrolluar veturën, pretendimet e tij nuk kanë qenë të vërteta.