Me benzinë dhe çakmak në duar, shqiptarja ngre alarm në gjykatën italiane

519
Një grua me origjinë shqiptare, e dëshpëruar për një vendim të dhënë nga ekzekutivi për tu dëbuar ka kërcënuar sot me benzinë dhe një çakmak në duar se do të përhapte zjarr në Pallatin e Drejtësisë në Spezia.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA gruaja ka hyrë në dhomën e avokatëve duke i kërcënuar për ti dhënë një shpjegim në lidhje me vendimin që ishte dhënë kundër saj.
Kaq ka mjaftuar që njerëzit e pranishëm të frikësuar të thërrasin për ndihmë forcat e policisë gjyqësore, të cilët kanë arritur që të neutralizojnë veprimet e shqiptares.
Avokatët si dhe policët gjyqësorë kanë marrë në pyetje në lidhje me aktin që ajo kishte ndërmarrë ndërsa i kanë arsyetuar edhe vendimin e dhënë nga gjykata.
Pasi është bindur nga policët gjyqësore rreth vendimit ajo është larguar nga gjykata, ndërsa iu nënshtruar edhe një trajtimi mjekësor.
Sigal