Me 40 mijë euro kokainë me vete, policia arreston shqiptarin

452
Sigal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap në një zonë pyjore me 40 mijë euro kokainë me vete.

Shqiptari u arrestua në zonën e Gorlas, Itali.

Policët e ndoqën për orë të tëra, nga pyjet deri në kufirin me Piemonten deri në Milano.

Akuza për të cilën do të duhet të përgjigjet tani e tutje është mbajtje dhe shpërndarje e lëndëve narkotike.

Arrestimi i shqiptarit 46-vjeçar, ndodhi mëngjesin e 10 janarit.

Ndekja e shqiptarit nisi pasi u pikas nga karabinerët gjatë një shkëmbimi droge në pyll.