Mbyti gruan me fustanin e saj, dënohet me 9 vite burg shqiptari në Gjermani

507
Gjykata e Landit në Regensburg në Gjermani, ka dënuar me 9 vite e 3 muaj burg një shqiptar, i cili mbyti bashkëshorten me fustanin e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi verën e kaluar, pas një zënke që kishte pasur çifti në banesën e tyre në Gjermani.

‘Tvaktuell.com’ shkruan se 46-vjeçari shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij 37-vjeçare, ndërsa ai kishte pranuar pjesërisht veprën penale. Avokati i tij mbrojtës kishte kërkuar ulje dënimi për klientin e tij, por kjo nuk u pranua nga gjykata.
Sigal