Mbytet varka me emigrantë në Egje, 24 viktima mes të cilëve 10 fëmijë

498
24 emigrantë mes të cilëve 10 fëmijë kanë humbur jetën pranë brigjeve të ishullit grek Samos, pasi barka e tyre, e cila ishte nisur nga Turqia u fundos.
Autoritetet kanë mundur të shpëtojnë 10 persona, ndërkohë që kërkimet vijojnë për 11 persona të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, bëhet me dije se shkaku i incidentit tragjik ka qënë vjetërsia e mjetit lundrues dhe tejmbushja e tij me pasagjerë.
Kjo është hera e tretë brenda kësaj jave që një barkë me refugjatë mbytet në Brigjet e Egjeut.
Ndërkohë, që prej nisjes së vitit, në hapsirën ujore midis Greqisë dhe Turqisë, kanë humbur jetën afro 200 persona.
Sigal