Mbytet anija me emigrantë afër brigjeve spanjolle, 24 persona rezultojnë të humbur

525
Një anije me 46 emigrantë në bord është mbytur sot në Oqeanin Atlantik, mes Saharasë Perëndimore dhe ishujve Kanarie, 28 milje larg bregdetit të arkipelagut spanjoll.

Të paktën 24 persona rezultojnë të humbur, siç raporton shtypi spanjoll. Forcat e ndihmës së shpejtë kanë mundur të shpëtojnë 22 emigrantë, të gjithë burra. Sipas të shpëtuarve, 24 personat e tjerë në anije kishin vdekur më herët se ajo të mbytej, por për këtë nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Sigal