Mbyten 10 emigrantë në brigjet turke, mes tyre edhe dy foshnja

417
Trupat e dhjetë personave, përfshi edhe dy foshnja, janë gjetur të mbytur në brigjet e Turqisë perëndimore të martën, pasi një varkë që po transportonte njerëz në Greqi u përmbys pjesërisht. Siç ka bërë me dije roja bregdetare turke, anija në fjalë u përmbys pjesërisht në orën 03:35 në brigjet e Seferihisar në provincën e Izmirit, afër ishullit grek Samos. Dy persona janë shpëtuar duke notuar deri në breg, ka theksuar më tej roja bregdetare, raporton Reuters.
Sigal

Masat për pengimin e kalimeve ilegale dhe kushtet e rrezikshme dimërore kanë dështuar të frenojnë me dhjetëra mijëra refugjatë të mësyjnë kalimin e Mesdheut përmes varkave të ndryshme në javët e para të këtij viti.