Mbyllet stacioni kryesor i trenave në Budapest, evakuohen të gjithë emigrantët

425
Ndërsa Fluksi I emigrantëve drejt Europës sa vjen e shtohet, Hungaria është detyruar të mbyllë stacionin kryesor të trenave në Budapest dhe ka evakuar gjithë emigrantët që shpresonin të niseshin drejt Austrisë dhe Gjermanisë.
Në stacion ishin mbledhur mijëra refugjatë, dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm shumë prej tyre nisën rrugëtimin për në Vjenë dhe Mynih, por ata që janë pa dokumentat e nevojshme apo pa para për të blerë biletën detyrohen të qëndrojnë ë në tenda përqark stacionit hekurudhor.
Destinacioni i parë është Austria, ku në orët e fundit kanë mbërritur qindra migrantë. Të paktën 4 trena të nisur nga Hungaria, u lejuan nga autoritetet austriake të hynin në vend. Një pjesë e madhe e tyre do të kërkojnë azil në Austri, ndërsa të tjerë pritet të vijojnë më tej udhëtimin për në Gjermani. Autoritetet austriake kanë ndërmarrë kontrolle shtesë për automjetet rrugore që hyjnë nga Hungaria, pas gjetjes së 71 klandestinëve të vdekur në një kamion.
Ndërkohë në Vjenë u organizua edhe një miting pro klandestinëve, ku pjesëmarrësin u bënë thirrje autoriteteve të trajtojnë me respket emigrantët.
Ndërkohë edhe në Gjermani, situata sa vjen e rëndohet. Trenat me kalndestinë të nisur nga Vjena por edhe nga Budapesti, kanë mbërritur fillimisht në Mynih. Autoritetet thanë se ishin përgatirur për rreth 500 klandestinë, por numri i tyre pritet të rritet nga ora në orë.
Nga ana tjetër Britania e Madhe ka përforcuar kufirin pranë portit francez së Kalesë, nga ku në muajt e fundit rreth 2 mijë klandestinë kanë hyrë në Britani përmes kanalit të La Manshit. Autoritet britanike kanë paraljmëruar se nuk do të pranojnë klandestinë që nuk kanë kontratë pune.
Sigal