Mbyllet Kulla e Eiffelit, dyshime për sulme terroriste

76
Dita e sotme Kulla e Eiffelit në Paris është mbyllur për të gjithë vizitorët për shkak të dyshimeve se një terrorist është parë më çantë të madhe afër saj. Policia antiterror ka shkuar në vendngjarje rreth orës 9 të mëngjesit, raporton Daily Mail. “Është raportuar për një person që ka mbajtur një çantë të madhe me vete afër kullës”, ka thënë një burim i policisë që ka ndihmuar në evakuimin e kullës. Personi i paidentifikuar është parë një orë para se të hapet për vizitorët kulla Eiffel, ndërsa është larguar para se në vendin e ngjarjes të vinte policia dhe ende nuk është gjetur. “Eiffel Tower” edhe më parë ka qenë shënjestër e sulmeve terroriste.