Mbyllen pikat kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë

408
Pas skenave kaotike në kufirin e saj Kroacia ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat kufitare me Serbinë për shkak të fluksit të emigrantëve.
Në territorin kroat kanë hyrë të paktën 11 mijë emigrantë, ndërsa qindra, mijëra të tjetër janë ende të bllokuar në pikat kufitare.
Ministri i Brendshëm Ranko Ostojic tha se fluksi i emigrantëve është i papërballueshëm.
Një numër i madh emigrantësh kanë kaluar natën në qiell të hapur në pritje të autobusëve për ti transportuar ata në qendrat e pritjes. Mes tyre shihen edhe fëmijë të sëmurë..
Policia kroate ka kaluar në gatishmëri për të përballura situatën e krijuar, ndërsa pasditen e djeshme emigrantët arritën të thyenin kordonin e policisë pas orësh të tëra pritjeje në temperatura të larta.
Mëngjesin e sotëm disa autobusë kanë transportuar emigrantë nga pika kufitare e Tovarnik drejt qëndrave të pritjes, nën monitorimin e rreptë të policisë dhe ushtrisë që përzgjedhin fillimisht të sëmurët dhe ata emigrantë me fëmijë të vegjël.
Ndërkaq Sllovenia ka bllokuar një tren me refugjatë, dhe ka deklaruar kthimin e tyre drejt Kroacisë. Ndërsa është vendosur pezullimi I përkohshëm I udhëtimeve me tren mes dy vendeve
Ata kishin udhëtuar disa orë me shpresën se do të mbërrinin në Gjermani, por autoritete sllovene vendosën bllokimin e tyre.
Sigal