Mbyllen kutitë e votimit në Turqi, AKP e Erdogan kryeson bindshëm

444
Sigal

Në Turqi janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet lokale, ku të drejtë vote kishin mbi 57 milionë qytetarë.

Deri tani, kur janë numëruar diku te 56% e kutive të votimit, AKP (Partia për Drejtësi e Zhvillim) e Erdogan kreson bindshëm me rreth 47%, kundrejt 30% të republikanëve të CHP

Në zgjedhjet e kaluara lokale në vitin 2014,AKP fitoi pothuajse 43 për qind të votave dhe mbajti pushtetin në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara.

Në këto zgjedhje do të përcaktohen kryetarët e ri për 30 qytete dhe 51 kryeqytete provinciale, si dhe krerët e 922 rretheve në Turqi dhe deputetët e kuvendeve lokale.

Zgjedhjet lokale presidenti turk i cilësoi si “një pikëmbështetje kyç për demokracinë” dhe shtoi se suksesi i partisë së tij do t’i shtonte një “fuqi të madhe” administratës presidenciale.

Kujtrojmë se në këto zgjedhje AKP është në koalicion me nacionalistët e MHP.