Mbyllen burgjet, nuk ka të burgosur

594
Mbipopullimi i burgjeve mund të jetë një problem në Shqipëri, por në Holandë burgjet po mbyllen pasi nuk ka të burgosur. Pesë burgje holandeze u mbyllën në 2016, 19 të tilla në 2014 dhe tetë në 2009. Niveli i krimit në vend ka rënë me 0.9% në vit dhe gjyqtarët japin vendime të shkurtra. Kjo do të thotë se 3 mijë qeli dhe 300 vende për të rinjtë nuk do të nevojiten më deri në 2021. Britanikja “The Guardian” thotë se Norvegjia po kërkon të dërgojë të burgosurit e tepërt të kryejnë dënimin në Holandë sepse sistemi i tyre i burgjeve është mbipoulluar dhe Holanda ka hapësira.
Sigal