Mbulohet nga flakët ndërtesa në Gjermani, humbin jetën pesë persona

395
Sigal

Katër fëmijë dhe një grua kanë mbetur të vdekur në Gjermani, si pasojë e një zjarri që ra në orën 3 të mëngjesit të së shtunës në një shtëpi në qytetin e Nuremberg. Sipas autoriteteve, në shtëpi ishin nëntë persona kur ra zjarri, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Tre prej fëmijëve, të moshës 4, 5 dhe 7-vjeç, dhe gruaja 34-vjeçare, humbën jetën në zjarrin që dogji shtëpinë ndërsa viktima tjetër humbi jetën në spital. Ndërsa të mbijetuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.