Mbrojtje për hapsirën ajrore të Turqisë, NATO miraton rezolutën

421
NATO-ja miratoi dje planin mbështetës për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë, sipas një zyrtari të NATO-s, në bazë të planit në Turqi do të dërgohen më shumë avionë zbulues të tipit AWACS dhe do të rritet patrullimi ajror.
Përveç kësaj, në Mesdheun jugor do të dërgohen më shumë forca detare dhe avionë për patrullim detar.
Sipas planit mbështetës për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Turqisë do të realizohen edhe stërvitje të përbashkëta.
Ai shtoi se “NATO-ja do të vazhdojë përmes sistemit të raketave të mbështesë mbrojtjen ajrore të Turqisë.
Spanja po ashtu ka zgjeruar me një vit sistemin e mbrojtjes ajrore në Turqi.
Aleatët e tjerë kanë premtuar se në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe do të dërgojnë avionë për të mbështetur mbrojtjen ajrore të Turqisë.
Zyrtari i NATO-s tha gjithashtu se “gjithë ky mobilizim tregon përkushtimin e fortë të mbrojtjes së Turqisë dhe përpjekjet për arritjen e stabilitetit në rajon”. (AA)
Sigal