Mbreti i Jordanisë në Kosovë: Bota po përballet me një luftë të tretë botërore

430
“Bota po përballet me një luftë të tretë botërore.” Ka qënë kjo deklarata e mbretit të Jordanisë Abdullah II Iben Al Hussein, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku u prit nga Presidentija e vendit, Atifete Jahjaga. Ai e përdori këtë term për t’iu referuar luftës kundër terrorizmit, që sipas tij, është një e keqe që ka pushtuar Europën dhe botën islame. “Kosova pasqyron vlerat më të mira të tolerancës dhe të bashkëjetesës. Këto janë vlerat mbi të cilat ne duhet të bazohemi për të luftuar barbarizmin e kryer në Paris javën që shkoi. Ai sulm tregoi se terrorizmi mund të godasë kudo dhe në çdo kohë. 

Sikuse i thashë dhe Presidentes Jahjaga, ne po përballuar më një luftë të tretë botërore kundër njerëzimit dhe kjo është ajo e cila na bashkon neve.” Më tej, Mbreti i Jordanisë tha ndihej i kënaqur që ndodhej përsëri në Kosovë, teksa premtoi mbështetje të mëtejshme në proceset integruese të vendit. Nga ana tjetër, Presidentja Jahjaga, nënvizoi se dy vendet duhet të bashkëpunojnë në kuadër të promovimit të paqes, demokracisë dhe tolerancës.
Sigal