Mbretëresha Elizabeta II thërret takim urgjent, pritet një njoftim i madh

486
Sipas tabloidit “Daily Mail”, Pallati Mbretëror (Buckingham Palace) ka kërkuar këtë mëngjes një “takim urgjent” të gjithë stafit të familjes mbretërore të shpërndarë në rezidenca të ndryshme në vend.

Sipas “Daily Mail” thirrja është “shumë e pazakontë”, dhe mund të ketë të bëjë me një njoftim të rëndësishëm me Mbretëreshën Elizabeth II ose bashkëshortin e saj, Princin Filip, duka i Edinburgut, i cili në qershor mbush 96 vjeç.

Mësohet se takimi është thirrur nga Lord Chamberlain, zyrtari më i lartë i familjes mbretërore dhe krahu i djathtë i Mbretëreshës, sekretari privat Sir Christopher Geidt.

“Edhe pse takimet me stafin thirren herë pas here, kjo e fundit është shumë e pazakontë dhe sugjeron se ka diçka të rëndësishme për të komunikuar,” tha një burim.

Arsyet për këtë takim mbeten mister, “Daily Mail” thekson vetëm se i gjithë stafi i rezidencave mbretërore, përfshirë edhe atë të kështjellës ‘Balmoral’ në Skoci është thirrur në Londër.
Sigal