Mbledhja e Eurogrup, nesër në mesditë priten propozimet e reja nga Greqia

479
Eurogrup ka thirrur për nesër në mesditë një mbledhje urgjente në lidhje me situatën e ktijuar në Greqi pas referendumit që u tha JO masave shtrënguese.
Eurogrup pret propozime të reja nga autoritetet greke për të menaxhuar krizën financiare.
Ndërkohë zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, tha se porta për Greqinë mbetet e hapur, por duke parë rezultatet e referedumit, kushtet për një marrëveshje te re për programin e ndihmës nuk janë përmbushur ende.
Megjithatë ai theksoi sëe gjithçka do të varet nga propozimet që do të bëjë Athina zyrtare.
Por ndërsa Greqia kërkon me ngulm uljen e borxhit, Banka Europiane Qëndrore dhe Gjermania e përjashtojnë këtë mundësi.
“Shkurtimi i borxhit nuk është temë negociatash për Berlinin zyrtar,” theksoi Martin Jaeger, zëdhënës i Ministrit gjerman të Financave, duke nënvizuar se pozicioni i Gjermanisë nuk ka ndryshuar.
Ndërkaq Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulo, ka thirrur në një takim liderët e politikës greke për hapat që do të ndërmarrë Greqia.
Takimi do të jetë konsultativ dhe do të dalë me një përfundim se cili do të jetë qëndrimi i Athinës pas referendumit kundër masave shtrenguese të Trojkës Europiane dhe si do të vijojnë më tej negociatat me Eurogrupin.
Sigal