Mbipopullohet ishulli Lesbos, Greqia jep alarm për situatën

460
Situata në ishullin Lesbos të Greqisë është në prag të shpërthimit për shkak të numrit të lartë të klandestinëve.
Deklarata është bërë nga një ministër i qeverisë greke i cili dha alarmin për fluksin e emigrantëve që kanë mbërritur ditën e fundit.
Qeveria dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë dërguar staf dhe anije shtesë për t’u marrë me rreth 25,000 migrantë, të bllokuar në ishull.
Një qendër pritje dhe regjsitrimi është vendosur edhe në një terren të braktisur futbolli për të ndihmuar emigrantët që të arrijnë në Athinë.
Ndërkohë, qindra migrantë kanë thyer kordonin e policisë në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe kanë nisur rrugën në këmbë drejt Budapestit.
Rreth 300 emigrantë janë parë duke ecur përgjatë autostradës, të shoqëruar nga oficerët e policisë.
Me rënien e errësirës, raportohet se klandestinët kanë rënë dakord që të merren me autobusë dhe të dërgohen në një qendër pritjeje në Hungari.
Sigal