Mbijetoi 3 javë në xhungël, gjendet 7-vjeçarja e humbur nga prindërit

49
Një vajzë 7-vjeçare e cila humbi në një xhungël ndërsa mblidhte arra kokosi me prindërit në Kolumbi është gjetur gjallë pas rreth 3 javëve.
Reuters ka raportuar se Jessica Patricia Arias, humbi në parkun kombëtar Tayrona, ndërsa qindra oficerë morën pjesë në kërkimet ajrore dhe tokësore në Kolumbinë Veriore.
Ajo u gjet me dehidratim mesatar në një zonë të braktisur pas një telefonate anonime që tregoi vendndodhjen e saj. Vajza e vogël ka pasur lëndime të shumta në këmbë, e kjo sipas zyrtarëve lokalë, prej faktit se vogëlushes i është dashur të ecë shumë.
Mamaja e Xhesikës, Elena Cortes tha se zoti e ndihmoi atë të mbijetonte e vetme kaq shumë ditë. Gjithashtu ajo ka falenderuar zotin dhe policinë.
Policia është duke investiguar se kush mund ta këtë bërë telefonatën anonime për vendndodhjen e vajzës dhe si ka arritur ajo të mbijetojë.
Në të njëjtën xhungël, një avion u përplas në pjesën perëndimore një nënë e re dhe djali i saj humbën kontaktet, por u gjetën pas 5 ditëve.